27,07,2024

Thaçi: Shokues lajmi për viktimat kosovare në sulmin terrorist në Munih

Must Read

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka quajtur shokues lajmin për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich.

Thotë se Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë që ta përballojë këtë makth.

Për këtë, Thaçi thotë se duhet qenë së bashku në luftimin e çdo forme të terrorizmit./Lajmi.net

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

 

Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit.

Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth.

Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit. HTH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img