14,11,2024

Thaçi nga Parisi flet për dialogun dhe liberalizimin e vizave

Must Read

Presidenti francez, Emmanuel Macron sot është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në këtë ngjarje ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në ftesë shkruhet se në njëqind vjet pas kësaj ngjarjeje është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot po qëndron në Paris, nga ku u shpreh i kënaqur që Kosova po merr pjesë në këtë ceremoni. “Sot është një mrekulli kur sheh duke valuar flamurin e vendit tonë krahë për krahë me shtetet e Evropës. Kosova po konsolidohet dhe po afirmohet si shtetet e tjera” u shpreh Thaçi duke e falënderuar homologun e tij francez Emmanuel Macron. Thaçi këtë ceremoni e vlerësoi si mundësi të mirë për tu takuar me liderët e shumtë. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota. Në një konferencë për medie nga Parisi Thaçi foli edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave, shkruan rtv21.tv.

“Pika e parë e marrëveshjes Kosovë-Serbi është njohja reciproke” u shpreh Thaçi. I pari i vendit sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave tha se do të duhej që kjo çështje të jetë në agjendë dhe do të duhej të votohej, pasi që siç tha ai nëse nuk ndodh do të jetë një rrezik dhe do të ketë shtyrje të pajustifikueshme duke thënë se duhet të krijohen kushte që të mos ndodhë kjo shtyrje. Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ai e përmendi takimi i fundit me Vuçiqin të mbajtur të enjten dhe e cilësoi si një dialog të vështirë por të domosdoshëm. Ai theksoi edhe njëherë se pika e parë e marrëveshjes është njohja reciproke dhe anëtarësimi në OKB. “Nuk mund të ketë normalizim, as pajtim me Serbinë pa njohje reciproke”, u shpreh ai. Sipas presidentit çështja e demarkimit do të jetë një nga çështjet përfundimtare, duke thënë se do të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturve, gjithashtu në fushat e tjera. “Njohje reciproke pa njohjen e kufijve nuk ka” tha Thaçi duke shtuar se nuk do të ketë ndarje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img