Thaçi mysafir special në “European Council on Foreign Relations”, flet për të ardhmen e Kosovës

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Bruksel, sot është i ftuar si mysafir special në “European Council on Foreign Relations” për një diskutim publik për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit.
Ai gjatë fjalimit të tij do të prezantojë vizionin e tij për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në këtë kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të ndryshme.
Kujtojmë se ECFR është organizatë joqeveritare me seli në Bruksel në bordin e së cilës janë personalitete si Marti Ahtisaari, Javier Solana e Joschka Fisher.
I pari i shtetit po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, kurse dje ai ka pasur një vizitë edhe në selinë e NATO-s, ku ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img