19,05,2024

Thaçi i përgjigjet Kandiqit: Do garantojmë liri të lëvizjes edhe për komunitetin serb

Must Read

Kandiq i kishte shkruar një letër presidentit Thaçi me atë së cilës kishte kërkuar që serbëve tu lejohet vizita në kishën ortodokse e cila gjenden në Gjakovë.

Në përgjigjen e tij, Thaçi ka thënë se do të angazhohet për liri të lëvizjes së gjithë qytetarëve në Kosovë.

Ai duke çmuar kontributin e Natash Kandiq, ka thënë se është e papranueshme që sot të cenohet e drejta e qytetarëve serb për të vizituar objektet fetare në Gjakovë a po ku do në Kosovë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Zonjën e nderuar, humanisten e njohur serbe Natasha Kandiq, e siguroj që si President i Kosovës, ashtu sikur edhe në kapacitetet tjera institucionale që kam mbajtur më parë, do të angazhohem për liri dhe siguri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb, kudo në Kosovë.

Edhe në ditët më të vështira, qytetarët tanë kanë ruajtur objektet fetare, monumentet historike dhe trashëgiminë ortodokse të Kosovës.

Ne vazhdojmë ta njohim kontributin e zonjës Kandiq dhe i shprehim mirënjohje të thellë për aktivitetin e saj para, gjatë dhe pas luftës.

Sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës.

Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, pa dallim feje, kulture ose përkatësie etnike. Jemi shteti më demokratik në rajon dhe më gjerë, ku komunitetet etnike mbrohen me kushtetutë.

E ardhmja euro-atlantike e Kosovës është e sigurt vetëm duke ndërtuar shtet demokratik dhe duke ruajtur karakterin multi-etnik të shoqërisë tonë./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img