15,10,2024

Tetova, një nga qytetet më të papastra

Must Read
Tetova dhe papastertia

Shpesh herë koshat e plehrave janë boshe ndërsa përreth grumbull mbeturinash. Banorët pranojnë se problemi kryesor qëndron te qytetarët e pandërgjegjshëm por shtojnë se edhe inspektorati komunal duhet të jetë më aktiv dhe parandalojnë këtë gjendje.

“Rrugët tona asnjëherë nuk janë ashtu siç duhet, të shkosh në Perëndim apo qytet më të madh, shihet një pastërti, këtu tek neve, secili ku mbërrin hedh mbeturinat, edhe po ta shportën afër sërish e hedh në rrugë, pra mungon një edukatë e përgjithshme qytetare”.

“Kjo është edukata personale, e secilit, edukatë familja profesori, nxënësi arsimtari, duhet të punohet shumë në këtë aspekt sepse këtu jetojmë. Me siguri në oborret e veta nëpër shtëpi nuk e bëjnë një gjë të tillë. Edhe institucionet pak i kanë fajet, duhet të jenë më këmbëngulës duhet të merren masa pak më radikale, dënime te ketë më shpesh, mediat të punojmë më shumë”.

Nga ana tjetër, nga komuna e Tetovës paralajmërojnë shtim të numrit të kontejnerëve.

“Inspektorati është i pamjaftueshëm në këtë drejtim, pra është e nevojshme edhe pajisja me radarë që do punojnë deri vonë për ta parandaluar një fenomen të këtillë..në procedurat për furnizime publike për pajisjet urbane kemi paraparë edhe më tepër vendosje të kontejnerëve nëpër trotuare”, tha Armend Fazliu, Komuna e Tetovës.

Për dallim prej qyteteve të tjera, ku për një sjellje të këtillë qytetari dënohet me 50 euro, apo një javë pune në ndërmarrjen publike komunale, një gjë e tillë në Tetovë nuk ndodh, dhe sipas të dhënave deri më tani askush nuk është dënuar për këtë shkelje ligjore.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img