14,07,2024

Ferizaj mposhti Kosovën e Prishtinës me rezultat 5:3

Must Read

Tetë gola të shënuar dhe dy penallti të humbura, kanë karakterizuar takimin mes Ferizajt dhe Kosovës nga Prishtina. Serinë e golave e ka hapur sulmuesi ferizajas, Labinot Shabani, i cili në minutën e 18 pas një sulmi të vendësve ka arritur të shmang disa lojtarë të mbrojtjes së mysafirëve si dhe të kalojë portierin, duke shënuar një gol të bukur. Por, mysafirët nuk janë dorëzuar, pasi në minutën e 28 kanë arritur të barazojnë shifrat. Statovci pas depërtimin nga krahu i djathtë, ka harkuar në drejtim të Krasniqi, i cili ka mposhtur portierin vendës. Vetëm dy minuta nga barazimi në skenë kanë dalë dyshja Bushi-Sadriu, ndërsa ky i fundit ka shënuar për 2:1.

Ferizajasit patën rastin më të mirë për të ngritur epërsinë në minutën e 43, pasi për ta u akurdua penallti, por Burim Shabani nuk u tregua i saktë, madje as topin e dëbuar nga portieri mysafir nuk arriti ta fus në rrjetë. Ndërhyrja e Ymer Statovcit ndaj Tërshanës, në rastin e penalltisë Kosovën e Prishtinës e la me një lojtar më pak, pasi Statovci u zverdhë për herë të dytë nga gjyqtari Dardan Qaka dhe u detyra të largohet nga fusha.
Ferizaj shfrytëzoi mirë epërsinë në fushë, në vazhdim të takimit, por as mysafirët nuk u dorëzuan.Në minutën e 58 shënoi Agron Istrefi për rezultatin, 3:1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Krasniqi u shënua për herë të dytë në listën e realizatorëve, 3:2. Ferizaj thelloi epërsinë (4:2) përmes një golit të bukur që shënoi zëvendësuesi Pira nga distanca. Urim Statovci i mysafirëve nuk ka shënuar nga pika e bardhë, duke lëshuar rastin më të mirë për të zbutur epërsinë e nikoqirit. Zëvenësimet e bëra nga kryetrajneri Agron Selmani janë treguar frytdhënëse. I riu Hoxha në minutën e 87 ka shënuar për epërsinë prej 5:2, ndërsa Fitim Shabani me një gjuajtje të furishme ka dridhur shtyllën horizontale. Golin e fundit në këtë takim e kanë shënuar mysafirët, përkatësisht Dren Kryeziu, pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – komunë e tretë me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

109,345 është numri i banorëve të Komunës së Ferizajt, statistikë e publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img