28,04,2024

Tërnava: Të na bashkojë Bajrami i Madh

Must Read

Me mesazh urimi, myftiu Naim Ternava iu është drejtuar opinionit të gjerë me rastin e përfundimit të muajit të shenjt të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fiter Bajramit.

“Është festa e sakrificës, e devotshmërisë, bamirësisë, solidaritetit, unitetit e bashkimit dhe mirësisë. Gëzim, lumturi, bashkim, urtësi paqe sjell për të gjithë myslimanët kjo festë e Fitër Bajramit”, tha Tërnava.

Ai nëpërmjet mesazhit kërkoi që nëpër familjet e Kosovës edhe  gjatë kësaj feste të përhapim ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë me njeri tjetrin, të kemi shëndet harmoni e lumturi.

Tërnava ka përmendur edhe fëmijët dhe familjarët,  të cilët këtë festë përkundër dëshirës së tyre nuk mund ta festojnë nëpër vatrat e tyre të cilat janë të përfshira në luftë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img