16,09,2025

‘Termokosi” i bllokon sot disa rrugë në Prishtinë

Must Read

Nga sot (e martë 12 korrik), rruga kryesore përkatësisht “Garibaldi” në Prishtinë do të bllokohet

Zëdhënësja e ‘Termokosit’, Afërdita Uka, deklaroi se bllokimi do të ndodhë për shkak të punimeve që do të zhvillohen pasi do të bëhet riparimi i gypave të vjetër të Termokosit”.

“Kjo është njëri nga segmentet në të cilin do të punohet”, tha Uka duke sqaruar se sot nga ora 8 mëngjesit, ekipet të angazhohen për riparimin dhe do të dalin në terren ku do të zhvillohen punimet nga rruga “Garibaldi” deri të rruga “Luan Haradinaj”.

“Të gjitha punimet do të koordinohen me kompanitë tjera”.

Uka ka bërë të ditur se do të punohet me segmente në mënyrë që të mos bllokohen rrugët.

“Punimet në njërën korsi do të zgjasin dy javë dhe pas dy javësh do të mbyllet korsia tjetër, pra do të punohet me segmente”, tha ajo.

“Sepse nëse do ta bllokonim tërësisht rrugën do ta kishim më të lehtë”.

“Me dimanikën e punimve janë koordinuar veprimet edhe me Policinë e Kosovës për t’i orientuar ngasësit për një qarkullim më të lehtë në mënyrë që të mos bllokohen në rrugë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img