13,10,2024

Tensione para debatit për demarkacionin

Must Read

Dy ditë para organizimit të tryezës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në të cilën pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës, dy taborret politike në vend po vazhdojnë me akuza dhe kundërakuza për këtë çështje.

Kryeministri Isa Mustafa ka qenë i pari që për ekspertët dhe profesorët që po e kundërshtojnë demarkacionin, ka thënë që duhet “të kontrollohen te mjeku para se të flasin për këtë çështje”, ndërsa dy deputetë të opozitës, Pal Lekajn dhe Rexhep Selimin, i ka quajtur mashtrues, shkruan “Zëri”.

“Pali i AAK-së, Rexhepi i LVV-së e disa të tjerë sot më cilësuan me fjalorin e origjinës së tyre, por asnjëri nuk pati guxim dhe gatishmëri të thotë ku janë hektarët për të cilët ia vunë flakën Kosovës. Unë ju ftoj të dëshmoni për hektarët, ose të pranoni publikisht se keni mashtruar dhe të votoni demarkacionin”, ka shkruar ditë më parë Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.

Deputetja e partisë së kryeministrit Mustafa, Besa Gaxherri, ka thënë për “Zërin” se kjo çështje është politizuar dhe siç thotë ajo, nuk duhet të jenë kryeneçë me pretendimet se po i falet tokë Malit të Zi, por të studiohet mirë gjithë dokumentacioni.

“Është politizuar shumë kjo çështje pa nevojë dhe pa të drejtë. Nuk duhet të jemi kryeneçë me pretendimet se po falim tokë, por të studiojmë mirë dokumentacioni”, ka thënë Gaxherri, duke shtuar se sjellja e argumenteve do ta ndihmonte shumë këtë proces.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img