25,12,2024

Tensione në gjykimin kundër Jankullovskës – gjykatësit i bie të fikët

Must Read
Gordana Jankullovska

Në momentin kur në seancë Jankullovska u mor në pyetje nga gjykatësi për rastin “Fortesa”, ku dyshohet se Jankullovska ka dhënë urdhër që të digjen kompjuterë dhe pajisje tjera të policisë për përgjim në vlerë prej 10 milionë euro, gjykatësi u alivanos dhe kërkoi ndihmën e shpejtë dhe me këtë seanca u mbyll.

“Zhurnal” shkruan se “jozyrtarisht mësohet se gjykatësi ka qenë nën kërcënim të vazhdueshëm nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski”.

Kjo, sipas këtij mediumi, pasi në rastin “Fortesa” janë të përfshirë funksionarët e VMRO-DPMNE-së, të cilët në mënyrë të vazhdueshme e kundërshtojnë punën e Prokurores Speciale, Katica Janeva, dhe vazhdimisht përmes mediave që ata i kontrollojnë, i kanë shpallur “luftë” punës së PSP-së.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhej që të vendosë nëse Jankullovskës, dy shefave të DSK-së dhe një drejtori të Drejtorisë së policisë sekrete maqedonase, të gjithë të dyshuar në rastin “Fortesa”, do t`u konfiskohen pasaportat.

The post Tensione në gjykimin kundër Jankullovskës – gjykatësit i bie të fikët appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img