04,10,2024

Tendosen marrëdhëniet e Serbisë me Gjermaninë e SHBA-në, flet Daçiq

Must Read
Ivica Daçiq

Sipas Daçiqit, kryeministri serb ka dashur të përçojë mesazhin se nuk ishte e drejtë që të mos çmohen përpjekjet e Qeverisë së Serbisë si dhe të kryeministrit serb në rrugën e reformave drejt BE-së.

“Është një mesazh se ne nuk do të luajmë lojëra të dyfishta. Sikurse Serbia që është një partner i parashikueshëm, njëjtë duhet të jetë edhe Gjermania dhe SHBA-ja. Presim nga to që të na mbështesin në rrugën tonë drejt Evropës, për të mos e destabilizuar Serbinë”, ka thënë Daçiq për televizionin Prva, transmeton KosovaPress.

Ai po ashtu ka mohuar raportimet mediale se Serbia ka paraqitur kushte të reja në rrugëtimin drejt BE-së.

“Natyrisht, asgjë nga këto nuk ka të vërtetë. Asnjëherë askush nuk ka thënë diçka kësisoj”, ka shtuar ministri i jashtëm serb.

The post Tendosen marrëdhëniet e Serbisë me Gjermaninë e SHBA-në, flet Daçiq appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img