20,05,2024

Televizioni nga Shqipëria papritur shkarkoi ekipin e emisionit hulumtues

Must Read

Gjithçka ishte gati. Hulumtimi një javor mbi vdekjen e një të riu si pasojë e marrëveshjes së “pistë së Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e Landfillit të Sharrës”, që ishte planifikuar të transmetohej të dielën në orën 20:10, në Vizion Plus, nuk është transmetuar.

Ka qenë vet televizioni që e ka marrë këtë vendim. Reporter.al shkruan në një hulumtim se për televizioni censuroi emisionin, pasi presioni i kryebashkiakut Veliaj aludohet se shkaktoi mostrasmetimin e emisionit mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Ndërsa administrata e televizionit hedh poshtë akuzën se mospublikimi i emisionit qe për ta censuruar atë.

Por stafi i emisionit “Publicus” ka rrëfim tjetër.

Stafi i emisionit Publicus publikoi të dielën në darkë në faqen e tyre në Facebook një shënim ku denoncuan mbylljen e emisionit investigativ dhe humbjen e mbështetjes financiare për këtë emision.

“Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se e nuk lejojnë  transmetimin e episodit të tretë të “Públicus”, të titulluar “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (të dielën, dt., 10. 10. 2016, ora 20:10)! Njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe se kanë larguar të gjitha njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit!,” shkroi stafi i emisionit.

Producenti i emisionit, Artan Rama, i tha BIRN se pasi investigoi skandalin e landfillit për një javë, ai qe thirrur të premten nga administratori i Televizionit dhe i qe kërkuar që të tregonte përmbajtjen e emisionit. Të dielën, administratori e njoftoi se emisioni nuk do të transmetohej pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Gjithsesi, Genc Dulaku, drejtor administrativ i Media Vizion, kompanisë që menaxhon televizionin Vizion Plus, mohoi të ketë bllokuar transmetimin e emisionit për ta censuruar atë.

“Ne patëm mosmarrëveshje mbi çështje administrative me drejtorin e emisionit pasi ai qe vonuar në montimin e tij,” tha Dulaku. “I thashë se qe e pamundur që emisioni të transmetohej këtë javë dhe se ai mund të vijonte javën tjetër, por ai vendosi të largohet,” tha Dulaku duke iu referuar regjisorit të emisionit Artan Rama. “Unë nuk mund të censuroj një emision që nuk e kisha parë,” shtoi ai.

Zëdhënësi i Erion Veliajt nuk iu përgjigj kërkesave të “Reporter.al”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img