16,04,2024

Teatri “Adriana”, “i vogël” për interesimin që zgjoi shfaqja e filmave të regjisorit, Besim Ugzmajli

Must Read

Ngjarjet kulturore ferizajase po i japin fund 2019-tës me shumë suksese që spikatën këtë vit. E fundit ngjarje, që u organizua për këtë vit e që mblodhi qindra ferizajas, duke bërë sallën e Teatrit “Adriana” të vogël karshi interesimit, ishte shfaqja e katër filmave të regjisorit sukseseplotë ferizajas, Besim Ugzmajli.

“Era”, “The Eaters”, “Rruga” dhe “Forgive me” janë filmat që rrëmbyen qindra çmime në konkurrencë të festivaleve ndërkombëtare, që ravijëzuan mbrëmë ekranin e madh në Teatrin “Adriana”. Është autori i tyre, regjisori Ugzmajli që shfaqjen e punës së tij shumëvjeçare filmike, fondet e grumbulluara nga biletat e shitura, ka vendosur t’i dedikoj për Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” në Ferizaj.

Qindra artistë, gazetarë, shkrimtarë, aktivistë kulturor, social e drejtues të jetës politike zunë vendet mbrëmë me shumë kurreshtje të ndjekin punën e vlerësuar ndërkombëtarisht të bashkëvendësit të tyre. E pasi që filmat për mbi 50 minuta mbajtën gjithë sytë e veshët e publikut drejt ekranit, ishte këndi festiv, ku me koktej e muzikë nga Fatos Shabani, u argëtuan të pranishmit.

Festë, shumë arritje të pandodhura më parë e standard i ri në të bërit aktivitet kulturor janë veçoritë e vitit të suksesshëm kulturor 2019, që edhe me këtë ngjarje, katër filmave të Ugzmajlit, kulmuan në përmbyllje të aktivitetit të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img