28,04,2024

Të shtëna me armë në Ferizaj pas një mosmarrëveshje mes disa personave, i dyshuari arratiset

Must Read

Mosmarrëveshjet për borxh jo rrallëherë kanë shkaktuar konflikte, që kanë eskaluar në kanosje, gjuajtje me armë, përleshje e madje edhe tragjikisht. Kështu dyshohet se ndodhi edhe të hënën në fshatin Prelez  i Jerlive në Ferizaj, ku pati të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, një 23-vjeçar nga Vitia po dyshohet se gjuajtur me armë në këtë fshat, pasi u kap me tre persona si pasojë e një borxhi të mëhershëm.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ndodhet në arrati, pasi menjëherë pas kryerjes së veprës është zhdukur dhe Policia s’ka arritur ende ta ndalojë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë deklaratat e viktimave, për të zbuluar se si ka ndodhur ngjarja.

Teksa më pas njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij në Viti, ku kanë gjetur një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img