28,11,2024

“Të shembim sistemin e vjetër të drejtësisë, të ndërtojmë një të ri”

Must Read
Edi Rama

“Historia e pronave është një nga historitë më të pabesueshme për një shtet që është në mes të Evropës dhe ka një sistem demokratik. Do ju jap një shembull: i ka dalë pronari teatrit antik të Butrintit. Njësoj si t’i dalë pronari Akropolit në Athinë dhe qeveria të mos ketë të drejtën për t’i hapur dyert e Akropolit miliona njerëzve. Edhe Butrinti është më i vizituari nga të huajt që vijnë në Shqipëri. Është një familje që ka letra dhe pretendon se është më antike sesa vetë antikiteti. Nuk ke çfarë thua më për batërdinë e pronave në Shqipëri. Rasti kur shfaqen pronarë të cilët nuk kanë prova për ekzistencën e trungut të familjes së tyre në zonat e bregdetit dhe kthehen papritur në zotërues të shumë hektarëve, tregon mungesën e një sistemi të duhur drejtësie”, tha Rama, shkruan TCH.

Kreu i qeverisë dha edhe rrugën nëpërmjet së cilës bëhet reforma në drejtësi: “Nëse duam në vend një pushtet gjyqësor real, që të japë drejtësi pa parë sa i gjatë je në strukturën sociale dhe se sa para’ ke, duhet që të gjithë prokurorët e gjykatësit e këtij vendi t’i kalojmë në skanerin e një radiografie etike dhe profesionale. Struktura që kemi nuk funksionon, është tërësisht e kapur dhe e korruptuar. Mund ta shëmbim të vjetrën e të ndërtojmë të renë. Propozimi ynë është ky: trupa e cila do të gjykojë gjykatës e prokurorë, duhet ta bëjmë të mundur në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me operacionin ndërkombëtar, me një mekanizëm të ngritur nga BE-ja dhe SHBA-ja”.

The post “Të shembim sistemin e vjetër të drejtësisë, të ndërtojmë një të ri” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img