12,07,2025

Të rinjtë ferizajas: “Më mirë një mesazh më pak, se një varr më shumë”

Must Read

Sot, Kuvendi i të Rinjeve te Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  në Ferizaj realizuan një  aktivitet vetedijesues me moton “Syte në rrugë, jo në telefon” ku u  shperndanë edhe  broshura për vozitësit duke i njoftuar për rrezikun që shkakton përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.

“Më mirë një mesazh më pak, se një varr më shumë”, “Syte në rrugë, jo në telefon”, “Mbaj timonin në duar, jo telefonin” ishin disa nga thëniet që i përdorën këtë të rinjë gjatë kësaj fushate vetëdijesuese!

“Në dhe gjithë ju jemi policët e ardhshëm sepse për të gjithë në siguria jetës sonë është në duart tona!  Falemnderit Policia e Kosoves  në Ferizaj për bashkëpunimin, Falemnderit Komuna Ferizaj!” thuhet në mesazhin e këtyre të rinjëve të cilët   sot ishin nëpër rrugët kryesore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img