28,11,2024

TË MUNDOHEMI PËR NJË RUTINË NORMALE NË KUSHTE SHTËPIE

Must Read


Këto ditë izolimi të mos kuptohen  si momente negative, por të mundohemi  t’i  bëjmë më atraktive duke zhvilluar aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese, në mes fëmijëve dhe prindërve.

Ditët e izolimit për fëmijët mund të jenë pozitive duke pushuar, qëndruar në shtëpi  me prindërit. Pothuajse, të gjithë prindërit kanë qenë në punë, të ngarkuar me angazhimet e tyre, fëmijët kanë qenë në kopsht apo në shkollë, kështu që për fëmijët këto momente mund të jenë të mirëpritura.

Rreziku më i madh mund të themi se ka filluar, përditshmëria është bërë monotone, ankthi varësisht nga individi mund pësoj ngritje, kjo për arsye të informatave të shumta që marrin nga mediat dhe mjedisi ku jetojnë, brengat për sigurimin e të mirave materiale dhe shëndetsore për familjen, bëjnë që prindërit të humbin durimin.

Prandaj, këshilloj prindërit që ti zhvillojnë aktivitetet me shumë kënaqësi dhe durim, sepse çdo sjellje negative e prindërve ndikon te fëmijët, duke shkaktuar situatë paniku.

Aktivitet duhet të jenë të përshtatshme për moshën dhe zhvillimin e tyre.

Mund të supozojmë, se jemi në  momentet kur janë shpenzuar idetë, se si ta kalojmë kohën në mënyrë aktive. Për të kaluar kohën në mënyrë efektive dhe profitabile, do të ishte mirë, të fillohet të bëhet orari javor dhe ditor për planifikimin e kohës.

Rekomandojmë disa rregulla të thjeshta, por që do të kenë ndikim pozitiv te fëmijët, njëkohsisht edhe te prindërit, sepse mirëqenja e fëmijëve sjell qetësi dhe rehati në familje.

  •  Të krijojmë një orar të një  dite të këndshme:
  • Prindërit mundohen nëpërmjet rrjeteve sociale, të zhvillojnë aktivitete të ndryshme. Sidomos, garat ku prindërit nominojn njëri-tjetrin, janë një motivim i mirë për të qëndruar aktiv në shtëpi.
  • Do të ishte mirë të jeni, sa më të sinqertë dhe të thjeshtë gjatë diskutimit për virusin  me  fëmijët. Nuk duhet të flitet detajisht për këtë situatë, sepse  mund të shkaktoj panik  te fëmijët. Ide e mirë do të ishte, vizatimi i virusit dhe ngjyrosja e formës së tij, kështu që fëmijët mund ta imagjinojnë atë dhe ky aktivitet mund të shërbej si formë edukative për mbrojtjen nga virusi.
  • Gjatë ditës është e  rëndësishme, që fëmijët të kontaktojnë edhe me mësimdhënësit e tyre, shokët dhe shoqet përmes rrjeteve sociale.
  • Gjatë lojës gjithmonë, mundohuni ti lejoni fëmijët që të udhëheqin lojën, në mënyrë që të ndihen më të rëndësishëm.
  • Koha e izolimit  mund të jetë  koha më e  mirë, ku duhet të dëgjohen fëmijët për idetë kreative që kanë, pasi mungesa e kohës së prindërve ka bërë që  fëmijët mos të kenë vëmendjen e duhur.
  •  Me fëmijët tuaj është  mirë, çdo ditë të kaloni disa minuta kënaqësie, duke dëgjuar muzikë dhe vallëzuar, kjo kohë do të ishte kohë e artë për fëmijët.
  • Është mirë që fëmijët  të mos jenë prezent gjatë kohës së lajmeve, sa më pak të dëgjohen lajmet  dhe të mos lexohen portale të ndryshme  në prani të tyre. Prindërit të kenë qasje vetëm në burime të sigurta, siç është Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe shëndetin e fëmijëve.
  • Më shumë diskutoni për mënyrat e mbrojtjes nga kontakti me virusin, se sa për rrezikun dhe pasojat, sepse  kjo mund të shkaktojë shqetësime emocionale.
  • Përveç lojës, fëmijët duhet angazhuar që të sistemojnë rrëmujën e shkaktuar gjatë lojës, pra edhe ky angazhim është një aktivitet edukativ dhe fizik.
  • Angazhoni fëmijët në pastrimin e shtëpisë, e njëkohsisht mund të bisedoni dhe të ju tregoni për fëmijërinë tuaj.
  • Gjatë përgatitjes dhe gatimit të ushqimit, të përfshihen edhe fëmijët e njëkohsisht të bisedoni për të ushqyerit e shëndetshëm.
  • Thjeshtë duhet të kemi një strukturë pozitive.
  • Ekzistojnë faqe  të ndryshme interneti, ku  prindërit mund të udhëzohen për detaje të tjera, se si mund të kalojnë kohën e izolimit.
  • Koha e qëndrimit në internet, telefona të mençur, televizion të  jetë e kufizuar.
  • Fëmijët kanë nevojë të kalojnë kohë cilësore, duke bashkëvepruar me njëri- tjetrin në ambient  familjar.
  • Diskutoni vazhdimisht rreth aktiviteteve  të zhvilluara, jepni ide të tjera për formën dhe mënyrën e lojës. Bëhuni të hapur dhe të qeshur, të disponuar me fëmijët, pa marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi. 
  • Gjeni mënyra, se si fëmijët mund ti shprehin emocionet e tyre, gjë që ju ndihmon në pjesën zhvillimore dhe të mirëkuptimit me njëri-tjetrin.
  • Gjatë lojës reflektoni siguri, në mënyrë që edhe  fëmijët të ndihen  të sigurtë pranë  juve.
  • Konfliktet mes fëmijëve gjatë kohës së izolimit, mund të ndodhin, por prindërit këtë situatë, duhet ta  bëjnë pozitive duke ndihmuar të zgjidhin konfliktet me anë të komunikimit, kjo mund t’i aftësojë që konfliktet të zgjidhen me strategji komunikimi me njëri-tjetrin.
  • Ajo çka i duhet fëmijës në këtë kohë është  më shumë dashuri, vëmendje dhe  aktivitete të struktuara  me mjete recikluese, mbrenda kushteve shtëpiake.
  • Ne jemi të vetëdijshëm,  se jemi në një gjendje të frustruar nga situata dhe masat e izolimit që po kalojmë.
  • Të jesh prind mund të jetë nganjëherë edhe stresuese, prandaj nuk është egoizëm nëse kujdesesh edhe për veten. Bëj ato aktivitete që ju pëlqejnë edhe juve, që të ndiheni rehat dhe produktiv për familjen tuaj.

“The Library of Project – Kosova”, është faqe ku komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Arsimit,  kanë një bashkëpunim të mirë, ju ftoj ta përcjellni këtë faqe.

Koha që i përkushtohet lojës, leximit dhe aktiviteteve të përditshme, na mundëson trup dhe mendje të shëndosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img