03,11,2024

Të mërkurën sërish takohen Thaçi-Mustafa vs. Nikoliq-Vuçiq

Must Read

Maja Kocijançiq. zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian ka konfirmuar se në takimin e 1 shkurtit janë “ftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa si dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq”.

Ftesa, atyre u është dërguar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, ka konfirmuar Kociançiq.

Takimi i parë i këtij niveli, ishte mbajtur më 24 janar, dhe ishte cilësuar si mjaft i vështirë.

Qëllimi i këtyre takimeve, sipas Bashkimit Evropian është fillimisht ulja e tensioneve mes dy vendeve, pas veprimeve të Serbisë që nga autoritetet e Prishtinës u cilësuan si provokuese; siç është ndërtimi i murit në Mitrovicën veriore, pastaj nisja e trenit nga Beogradi për në Mitrovicë si dhe urdhër-arrestet serbe në Interpol që quan në ndalim liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë.

Andaj, pritjet janë që të dyja palët të trajtojnë fillimisht çështjen e uljes së tensioneve dhe respektimin e marrëveshjes që të mos ketë, siç është thënë, veprime që nxisin këso lloj tensione.

Të shtunën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin dakorduar që të gjitha veprimet të shkojnë në funksion të normalizimit reciprok.

Kurse nga aspekti i temave të pa-përmbyllura, Kosova dhe Serbia kanë nisur shumë tema, por të cilat ende nuk janë finalizuar, siç është çështja e strukturave paralele të drejtësisë në veri dhe integrimi i tyre, pastaj bisedimet për çështjen e energjisë dhe funksionimit të operatorëve në veri të Kosovës, si dhe tema më e nxehtë ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nëse i referohemi palës nga Prishtina, këto takime do të duhej të shërbenin edhe për të nisur fazën finale të bisedimeve, deri në arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se cila do të jetë agjenda përfundimtare që do ta përcaktoj në vijim, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, si lehtësuese e dialogut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img