12,01,2025

Të gjithë reagojnë kundër kërcënimeve ndaj Arbana Xharrës

Must Read

Kërcënimin serioz që iu është bërë gazetares Arbana Xharra, 10 ditë më parë, duke i vizatuar një kryq me ngjyrë të kuqe pranë derës së banesës së saj dhe në garazhin ku ajo parkon veturën,  e kanë dënuar edhe figurat politike në vend. Ndaj këtij veprimi të personave të pa njohur, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. “Kërcënimet e publikuara sot ndaj gazetares Arbana Xharra janë absolutisht të papranueshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe demokratike. Personat përgjegjës duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë”, ka shkruar Hoxha në rrjete sociale. Ambasadorja e Kosovës në New York e shqetësuar për këtë kërcenim ndaj kryeredaktore së gazetës ‘Zëri’ ka sugjeruar autoritetet kosovare që t’i sjellin sa më parë para drejtësisë personat e dyshimtë. “Arbana Xharra është prej të rrallëve që vlerat dhe parimet që I promovon i ka edhe mënyrë të jetesës. E pakompromis. E pa korruptuar. E guximshme. Me punën, profesionalizmin e guximin e ka nderuar jo vetëm profesionin, por edhe Kosovën. E këta që po e kërrcënojnë janë rreziku dhe llumi i kësaj shoqërije. Shpresoj që institucionet e rendit t’i sjellin para drejtësisë, e ne si shoqëri t’i refuzojmë e tua bëjmë të qartë që soji i tyre nuk ka vend këtu”, shkruan Citaku. I trishtuar nga akti, siç edhe e vetë e quan, qyqar, ka treguar të jetë edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. “I trishtuar me aktin qyqar të ngjyrosjes së mureve të shtëpisë së gazetares, Arbana Xharra, si formë kërcënimi e linçimi publik. Ka disa dekada shoqëria kosovare ka dhënë kontribut të madh për ndërtimin e shtetit qytetar, për respektim të të drejtave të njeriut, të fjalës së lirë, e të diversitetit dhe këtë askush nuk mundet me rrënu. Organet e drejtësisë duhet ta thonë fjalën e tyre sa më parë dhe qyqarët ta marrin dënimin meritor”, ka deklaruar Haziri, një prej figurave drejtuese të LDK’së. Veprimin e këtyre personave të pa njohur e ka dënuar edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo reagimin e saj e nis me një thënien “Nëse liria ka ndonjë kuptim, atëherë kuptimi i saj është të ju thotë njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë”  të George Orwell. “Arbana Xharra mund të mos pajtohemi në disa mendime, por jam thellësisht e bindur se duhet ta mbrojmë deri në vdekje të drejtën që secili të thotë atë që e mendon. Qyqarë dhe të padenjë janë ata që dërgojnë mesazhe të tilla dhe shkruajnë në errësirë, por errësirë e kanë mendjen e drita e fjalës së lirë i pengon. E di se tashmë je mësuar, por nuk duhet të mësohesh ti apo askush tjetër në këtë shoqëri me kërcnimin, linqimin apo shantazhin e çfarëdo lloji. Fjala dhe veprimi i organeve të rendit është tani i domosdoshëm për të mos u

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img