21,05,2024

Të gjeturat e KDI-së, mungesë e transparencës në 11 komuna të Kosovës

Must Read

Niveli i transparencës është matur bazuar në katër shtylla vlerësuese si: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun për Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Deçanit dhe Graçanicës për vitin 2016 si dhe për komunat e rajonit të Prizrenit: Prizreni, Suhareka, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016. Secila nga katër shtyllat e vlerësimit përmban gjithsej 11 indikatorë.

Rezultatet e këtij mekanizimi u publikuan në një konferencë për media, gjatë së cilës Naim Cahani nga KDI njoftoi se sa i përket 5 komunave: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Deçan dhe Graçanicë , del se Komuna e Gjakovës ka qenë komuna më transparente (me 83.8 % ). Pastaj radhiten Komuna e Prishtinës (me 79.6 %), Komuna e Gjilanit (me 75.4 %), Komuna e Deçanit (me 60.6 %) si dhe Komuna e Graçanicës me (me 51.9 %).

Sa i përket shtyllave veç e veç tek ajo e transparencës së Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme të vlerësimit, Komuna e Gjakovës është ranguar më së larti (me 28.0 pikë), pastaj Komuna e Prishtinës  (me 27.3 pikë), Komuna e Gjilanit (me 26.0 pikë), Komuna e Deçanit (me 19.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (me 13.7 pikë).

“Lidhur me transparencën e Kuvendit të Komunës, më transparentja del të jetë Komuna e Gjilanit (34.0 pikë) e pasuar nga: Komuna e Gjakovës (me 28.7 pikë) Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Deçanit me  (25.0 pikë) dhe Komuna e Graçanicës me (23.3 pikë)” ka thënë Cahani.

Shtylla e tretë vlerësuese ishte transparenca e Financave Komunale dhe listës i prin Komuna e Gjakovës (me 30.3 pikë). Më pas renditet Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Gjilanit me (me 18.3 pikë), Komuna e Graçanicës me (me 17.7 pikë) si dhe Komuna e Deçanit me ( me 16.3 pikë).

Tek transparenca e Konsultimeve me Publikun, më transparentja del të jetë Komuna Gjakovës (me 30.3 pikë) e pasuar nga Komuna e Prishtinës  (28.7 pikë), Komuna e Gjilanit (me 27.3 pikë), Komuna e Deçanit (24.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (18.0 pikë).

Kurse nga vlerësimi për gjashtë komunat e rajonit të Prizrenit për periudhën (korrik-dhjetor 2016), del se Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat e matura me 79.7 %.Pastaj radhitet Komuna e Malishevës (70.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (58.5 % transparente), Komuna e Suharekës (68.0 % transparente), Komuna e Dragashit (58.4 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (29.4% transparente).

“Në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2016, radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme, del të jetë Komuna e Rahovecit (27.0 pikë), Komuna e Malishevës  (22.0 pikë), Komuna e Suharekës (19.3 pikë)  Komuna e Prizrenit (17.3 pikë), Komuna e Dragashit  (15.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (4.3 pikë)”, ka potencuar Cahani.

Radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Kuvendit të Komunës, del të jetë si në vijim: Komuna e Rahovecit (31.0 pikë), Komuna e Suharekës (me 27.3 pikë) Komuna e Malishevës (me 26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Dragashit me  (22.7 pikë) dhe më së paku transparente rezulton të jetë Komuna e Mamushës (12.3 pikë).

Sa i përket transparencës në Financat Komunale, më transparentja del të jetë Komuna e Rahovecit (32.3 pikë) e pasuar nga  Komuna e Suharekës (28.3 pikë),  Komuna e Prizrenit (26.3 pikë), Komuna e Dragashit dhe Komuna e Malishevës ( me nga 25.7 pikë) dhe Komuna e Mamushës (11.3 pike).

Kurse shtylla e katërt që vlerëson transparenën në Konsultimet me Publikun, rendit Komunën e Malishevës (me 25.3 pikë) si më transparenten në këtë pikë e pasuar prej Komunës së Rahovecit  (21.3 pikë), Komunës së Suharekës (me 20.3 pikë), Komunës së Dragashit (18.3 pikë) Komunës së Prizrenit (15.3 pikë) si dhe Komunës së Mamushës (me 13.3 pikë)./ Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img