11,09,2025

Të dielën ndërprehet komunikacioni në drejtim të Jezercit

Must Read

Zyra për informim e komunës së Ferizajt ka njoftuar se nesër (e diele, 29.04.2018) për shkak të disa aktiviteteve sportive, përkohësisht do të ndërprehet qarkullimi i automjeteve në drejtim të fshatit Jezerc.

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë ferizajas!

Ju njoftojmë se nesër (e diel, 29.04.2018) përshkak të zhvillimit të një aktiviteti që ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe sportive të klubeve ferizajase, do të ketë NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË TRAFIKUT në rrugën e fshatit Jezerc, përkatësisht segmentin e rrugës që fillon nga vendi i quajtur Livadhet e Kishës deri tek Kroi në pikën gjashtë.

Ndëprerja e rrugës do të zgjas nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Meqenëse nuk ka rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në trafik, bëjmë këtë njoftim, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur qarkullimin në këtë pjesë në orën e paralajmëruar.

Organizatorët e këtij aktiviteti kanë marr lejen përkatëse tek autoritetet komunale dhe kanë njoftuar organet e sigurisë.

Komuna e Ferizajt, kërkon mirëkuptimin tuaj për të shmangur qarkullimin në këtë pjesë në orën e paralajmëruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img