28,04,2024

Tash edhe fundi i vitit duket tepër pesimist për liberalizim vizash

Must Read

Parlamenti Evropian, nga radhët e të cilit javë më parë dëgjohej se nuk është dashur të ishte kushtëzuar liberalizimi i vizave për Kosovën me ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, tash u është bashkuar atyre që bëjnë presion ndaj politikanëve të Kosovës që sa më parë ta ratifikojnë këtë marrëveshje, sepse, në të kundërtën, do të rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave.

Thirrje të tilla kanë ardhur këtë javë nga dy raportueset e Parlamentit Evropian, të cilat merren me Kosovën, shkruan Koha Ditore.

Së pari Tanja Fajon nga Sllovenia, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka njoftuar se e ka shtyrë për në vjeshtë votimin në Komisionin për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, e ky votim është dashur të ishte bërë më 12 korrik.

Ajo si arsyetim ka përmendur mungesën e përparimit në ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img