28,08,2025

Tallen britanikët: Të bëhemi si Shqipëria – Seriozisht?!

Must Read

Kështu shkruan “Daily Mail” në një shkrim përmes të cilit e quan qesharak propozimin e paraqitur javën e kaluar nga Michael Gove, Sekretari i Drejtësisë, i cili tha se Shqipëria është një frymëzim për periudhën post-Brexit të Britanisë.

Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht!”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove. “Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.

“Mos u mërzit se Britania ka 20 herë më shumë njerëz – dhe ata janë mesatarisht pothuajse dhjetë herë më të pasur; në të vërtetë, ekonomia shqiptare është më e vogël se madhësia Tesco-s. Shteti i Ballkanit mbetet më shumë i varur nga ferma të vogla familjare, ndërsa Britania është një qendër kryesore globale financiare. Ky është vizioni që z. Gove shikon përtej Adriatikut, një vizion tërheqës për të ardhmen e Britanisë në qoftë se populli ynë zgjedh për ta braktisur Brukselin në qershor”, ka shkruar “Daily Mail”.

The post Tallen britanikët: Të bëhemi si Shqipëria – Seriozisht?! appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img