17,05,2024

Talentët që duhet vëzhguar në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Must Read

Lojtarë si Malcom, Justin Kluivert, Hirving Lozano, Lautaro Martinez e Timothy Ëeah do të kenë mundësinë të paraqiten në kompeticionin më prestigjioz të futbollit evropian.
“Goal” ka bërë një listë të lojtarëve më të mirë U-23 që do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë edicion.
1.Malcom – Lojtari kaloi në radhët e Barcelonës gjatë kësaj vere. Më herët ishte pjesë e Bordeaux dhe paraqitjet e tij të mahnitshme tërhoqën vëmendjen e katalunasve. Malcom është vetëm 21 vjeçar dhe krahas Messi, Coutinho e Suarez do të ketë presion të madh mirëpo potenciali i tij zgjon interes të madh.
2.Justin Kluivert – 19 vjeçari ishte pjesë e Ajax Amsterdam dhe gjatë verës kaloi tek skuadra italiane Roma. Kluivert, djali i legjendës Patrick, ishte fenomenal me skuadrën e Ajax. Interes i madh erdhi nka skuadrat më të mëdha të evropës si Manchester United, mirëpo talenti premtues zgjodhi t’i bashkohet Romas.
3.Timothy Weah – Djali I legjendes George Weah, po paraqitet me skuadrën e Paris Saint Germain, dhe shumë lehtë gjeti rrugën e golit në ndeshjën e parë sezonale. Reprezentuesi i SHBA do ta ketë mjaftë të vështirë të konkurojë me Cavani , mirëpo duket se trajneri Tuchel është i hapur për talentin. 18 vjeçari ka potencial të jashtëzakonshëm dhe besohet të jetë e ardhmja e skuadrës dhe futbollit evropian.
Listës i bashkangjiten edhe Frenkie De Jong, Rodri, Martin Terrier, Jadon Sancho, Goncalo Guedes, Willem Geubbels, Phil Foden e Dani Ceballos. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img