17,11,2024

Taksa për mallrat serbe mund të rris çmimet e prodhimeve “Made in Kosova”

Must Read

Në vendimin për masë mbrojtëse prej 10 përqind për produktet e brendeve serbe dhe boshnjake, nuk është kursyer as lënda e parë.

Nga janari deri në tetor të këtij viti, 41 milion euro janë importuar mall lëndë e parë dhe mbi 80 përqind e kësaj shume vjen nga Serbia, raporton KTV.

Lëndët e para që importohen më shumë janë ato për prodhimin e pijeve dhe produkteve ushqimore.

Sipas profesor Berim Ramosajt, zbatimi i vendimit për lëndën e parë nuk do të ketë efekt në rritje të çmimit menjëherë.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka treguar se importi nga këto shtete për javën e parë të zbatimit të vendimit është ulur për 50 përqind, përfshirë lëndën e parë.

Ndërsa, fitimi nga masa mbrojtëse i ka kontribuar buxhetit të shtetit me 300 mijë euro.

Por, sipas profesorit Ramosaj, lufta ekonomike ndaj një vendimi nuk mund të bëhet përmes vendimeve ad hoc.

Kohavisoni ka provuar ta marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Tregtisë e cila ka qenë inicuese e vendimit, nëse kanë bërë një analizë për mundësinë e përjashtimit të masës mbrojtëse për lëndën e parë nga vendimi.

Askush nga ministria nuk ka folur për këtë.

Gjatë muajit të kaluar, KTV-ja pati raportuar se si kompania e vetme për prodhimin e vajit në vend duhet ta importojë lëndën e parë.

E njëjta nuk kishte gjetur kultivues të lëndës së parë në vend, derisa në Ministrinë e Bujqësisë kërkesa për kultivimin e lulediellit kishte rënë edhe përkundër rritjes së subvencionimit nga 100 në 150 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img