13,12,2024

Tahiri: Revitalizimi i urës fillon më 14 gusht 2016 nga ana e BE-së

Must Read

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, njofton opinionin se revitalizimi i urës dhe heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë fillon më 14 gusht 2016 dhe këtë proces do ta realizojë Bashkimi Evropian.

Me këtë rast ajo konfirmon se negociatat njëzet orëshe që u zhvilluan në Bruksel me datë 2 deri më 3 gusht 2016 sollën rezultatet dhe Bashkimi Evropian tashmë ka bërë deklaratën zyrtare e cila shpjegon të gjitha hapat praktike dhe afatet deri në përfundimit e procesit të revitalizimit dhe heqjes së barrikadës.

Ministrja Tahiri thekson se më në fund, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë, ura e Mitrovicës do të jetë një urë e lirë bashkuese si në gjithë botën dhe ajo do të shërbejë për lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç është përcaktuar në marrëveshjen e Brukselit të datës 25 gusht 2015 nënshkruar nga kryeministrat e të dyja shteteve dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së znj. Frederika Mogherini. Heqja e barrikadës dhe hapja e urës për qarkullim të lirë e të plotë do ta bëjë urën sinonim të normalizimit të relacioneve dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve atje pra shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve, më këtë rast Qeveria e Kosovës po e përmbush premtimin ndaj qytetarëve të cilët gjithmonë e dëshiruan këtë urë të jetë e lirë.

Më këtë rast, ministrja Edita Tahiri falënderon Bashkimin Evropian për angazhimin maksimal për zbatimin e kësaj marrëveshje si dhe thekson se durimi i BE-së ndaj zvarritjes së këtij procesi megjithatë në fund doli me rezultate, poashtu i falënderon gjithë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë, etj, të cilët u angazhuan maksimalisht që kjo marrëveshje të zbatohet në funksion të normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja shteteve si dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon, gjithashtu e falënderon, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe misionin e EULEX-it që gjatë kësaj periudhe të zvarritjes arritën të japin kontribut për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në këtë pjesë të vendit tonë. Ministrja Edita Tahiri falënderon poashtu edhe grupin shtetëror për marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës të cilët dhanë kontribut të madh në këtë çështje./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img