02,05,2024

Tahiri: Pezullimi i bisedimeve, taktikë e opozitës

Must Read
Ramush Tahiri

Ai ka deklaruar se të tilla rezoluta miratohen për konsum të brendshëm, pa ndonjë efekt të jashtëm, përvec nëse do të miratohej edhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Rezoluta nuk është e nevojshme sa i përket Serbisë, por për konsum të brendshëm. Rezolutat edhe ashtu nuk janë obligative, sepse nuk i ka mekanizmat e zbatimit. Por është thjesht shprehje e një vullenti të mirë, pa asnjë efekt praktik”.

“Nëse do të miratohej rezoluta për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë ajo do të kishte efekt, sepse qeveria është e detyruar që t’i nënshtrohet këtij vendimi. Por pezullimi dhe ndërprerja e e bisedimeve janë koncepte të ndryshme. Më duket korrekt pezullimi i bisedimeve deri në lirimin e oficerit policor, por më duket taktitë e opozitës për ndryshimin e formatit të bisedimeve me Serbinë”.

Tahiri është shprehur se në këtë rast duhet të interevenojë EULEX-i, pasi është mision europian dhe si i tillë njihet edhe nga shteti serb.

“Nuk shoh ndonjë mundësi përvec intervenimit të faktorit ndërkombëtar. Njohësit thonë se mundësitë e EULEX-it janë për të ndikuar në këtë rast, pasi është mision europian të cilin e njeh edhe Serbia. Është dashur që cështja e fletarresteve të Serbisë të dërguara në Interpol të zgjidhet mes dy shteteve në mënyrë që të mos i kemi këto probleme. Dua të them që kosovarët janë të akuzuar nga prokurorët dhe gjyqtarët serbë, që mbeten të fshehta deri në momentin kur personi kalon në territorin e këtij shteti. Nuk mendoj që është presion, pasi nëse ai nuk do të shkonte, do të mund të arrestohej ndonjë qytetar tjetër i vendit; është cështje gjyqësore-juridike”.

Sa i përket letrave të Presidentit Hashim Thaci, Tahiri ka deklaruar se ato mund të llogariten si ndërhyrje në drejtësi dhe lëvizje të cilën nuk do ta rekomandonte po të ishte në stafin e Presidencës, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka nevojë për katër letra sepse ka të bëj me një lëndë. Krejt kanë mundur të jenë në një letër të zgjeruar, të numërohen të gjitha. Zakonisht kjo është ndërhyrje në drejtësi. Këtë gjë nuk do t’ia këshilloja po të isha në stafin e Presidentit Thaci. Këto raste kanë qenë të rezervuara nga UNMIK-u dhe më pas nga EULEX-i. Krimet janë shumë të rënda dhe institucionet tona mund të hapin, me kaq elemente sa kanë, hetimet. Kjo është letër joobligative, si këshillë publike. Nëse në këtë rast, menjëherë ngritet akuza, atëherë do të llogaritej si ndikim i politikës”.

Sipas tij Thaci është më i fuqishëm se ish presidentja Atifete Jahjaga, për shkak se Partia Demokratike e Kosovës është partner koalicioni dhe ai ka qenë lider i saj.

“Thaci është politikisht më i fuqishëm se Jahjaga, për shkak se buron nga një partneritet politik. Ai është i fokusuar në cështjet e brendshme, ndërsa Jahjaga ka qenë në arenën ndërkombëtare.”.

Ndërsa, koalicioni qeverisës Tahiri ka deklaruar se është i dëmshëm për vendin, për shkak të numrave, të cilët megjithatë nuk i kanë garantuar cuarjen përpara të agjendave të ndryshme, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img