18,03,2025

Tahiri: Gjuriq na kërkoi falje që hyri ilegalisht në Kosovë

Must Read

images_656X37335860Edita_tahiri1

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Marko Gjuriq, i ka kërkuar falje delegacionit të Kosovës pasi kishte hyrë ilegalisht brenda territorit të Kosovës, duke shkelur në këtë mënyrë urdhëresën që ai të mos hynte në vend.

Në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se bisedimet e raundit të fundit me Serbinë kishin zgjatur shumë, për shkak të tensioneve që ishin paraqitur me të filluar dialogu.

“Bisedimet kanë zgjatur afër 20 orë dhe kanë përfunduar para orëve të mëngjesit. Dialogu ishte i tensionur. Gjatë vizitave në Kosovë zyrtarët serbë kanë shkelur marrëveshjet për normalizim me deklaratat e tyre provokative. Ne paraqitëm kritikat tona dhe reaguam ashpër ndaj deklaratave të tyre. Gjuriq na kërkoi falje që hyri ilegalisht në Kosovë”, është shprehur Tahiri.

“Pastaj pas kërkim faljes nga Gjuriq për hyrjen e tij ne Kosovë janë krijuar kushtet për bisedë dhe më pas arrit marrëveshja për njohjen e certifikatave për transportimin e mallrave të rrezikshme”, ka shtuar më tutje Ministrja Tahiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img