07,11,2025

Svarqa: Zgjerimi i hapësirës te varrezat e qytetit nuk do të bëhet afër universitetit (Video)

Must Read

Ferizaj është njëri ndër qytetet më të mëdha në Kosovë, sipas numrit të banorëve dhe zhvillimit ekonomik, raporton KTV.

Qyteti ndër vite ka pësuar ndryshime të mëdha në strukturën urbane të tij. Ajo që s’ka ndryshuar prej kohësh është hapësira e varrezave të komunitetit mysliman në këtë qytet.

Qytetarët kanë thënë se në varrezat e qytetit më nuk ka vend.
Por në Bashkësinë Islame thonë se në varrezat e qytetit ka hapësirë edhe për këtë vit. Janë aktualisht dy vendime sa i përket ndarjes së parcelës për shfrytëzim të varrezave nga Kuvendi Komunal i Ferizajt.

Një në fshatin Balaj dhe tjetri për zgjerimin e hapësirës te varrezat e qytetit, ku janë aktualisht. Megjithatë, ky vendim ka hasur në pakënaqësi te menaxhmenti i Universitetit të Ferizajt, i cili ndodhet afër varrezave të qytetit.

E lidhur me kërkesën e Universitetit, kryetari Svarqa ka thënë se i takon Kuvendit Komunal ta shqyrtojë. Svarqa gjithashtu ka theksuar se zgjerimi i hapësirës te varrezat e qytetit nuk do të bëhet afër universitetit, andaj sipas tij, nuk ka nevojë për shqetësime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img