29,04,2024

Svarqa viziton fabrikat ‘’Dardania Model’’ dhe ‘’Kosova Model’’

Must Read

Një varg i gjatë i punëtorëve të fabrikave “Dardania Model” dhe “Kosova Model’’, dolën ta presin kandidatin e LDK-së për kryetar të Ferizajt. E kur Muharrem Svarqa mbërriti, i përshendeti që të gjithë dorë për dore. Me këtë rast, ai u zotua para këtij numri të punëtorëve dhe dy pronarëve të këtyre fabrikave prodhuese, se qeverisja e udhëhequr nga ai, do të krijoj klimë të favorshme për biznesin, por edhe për punëtorin. Duke i përmendur projektet që i realizoi gjatë mandatit që po lë pas, Svarqa premtoi edhe lehtësira të tjera.

” Për fat të keq ligjet tona nuk japin më shumë mundësi sesa dhënien e pasurisë publike në shërbim dhe heqjen e taksave për lehtësimin e bizneseve, por edhe konkurenca e lirë edhe zhvillimi ekonomik i tyre tregon për një klimë të favorshme të të bërit biznes në komunën e Ferizajt. Unë do të punoj me tërë qenien time edhe për sensibilizimin e opinionit kosovar për nxjerrjen e ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, sidomos të atyre të sektorit privat. Për mbrojtje në punë, të sigurisë së tyre, por edhe për orarin strikt që parashihet sipas ligjeve në fuqi”, tha Svarqa.

Ndërkaq, pronarët e fabrikave “Kosova Model” dhe “Dardania Model”, thanë se shfrytëzimi i pronës komunale tash e dy vjet, ka ndikuar që ata ta rrisin numrin e puntorëve në fabrikat e tyre.
“Ky pushtet, përkatësisht z.Svarqa na ka dhënë këto prona në shfrytëzim dhe falë saj kemi rritur numrin e punëtorëve për 40 të tillë, por ende duhet të përkrahen bizneset, ende na duhen lehtësira, me kredia të volitshme në mënyrë që ne t’i rrisim kapacitetet më shumë”, tha Imri Sopa, pronar i ‘’Dardania Model’’.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj kryetarit për vizitën, jemi falenderues për dhënie të parcelave në shfrytëzim dhe mund të them se pushteti i Ferizajt, veçanërisht kryetari cili është duke i përkrah bizneset”, tha Milaim Sopa, pronar i ‘’Kosova Model’’.

Gjatë kësaj vizite, kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt Muharrem Svarqa, ishte i shoqëruar nga kandidati për këshilltar të Kuvendit Komunal Faruk Guri. Që të dyve iu adresuan pyetje dhe kërkesa të ndryshme nga këta punëtorë. Disa prej tyre ishin të interesuar për projektin madhor të hekurudhës, e disa të tjerë patën dëshirë të dijnë se çfarë do të bëj LDK për punëtorët e sektorit privat, nëse sërish merr pushtetin./Tv Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img