17,05,2024

Svarqa viziton bizneset në qendër të Ferizajt, zotohet për mbështetje konkrete ndaj nevojave të tyre

Must Read

Kryetari komunës së Ferizajt i cili po kandidon edhe për një mandat 4 vjeçar, Muharrem Svarqa, ka takuar sot disa punëtorë e pronarë biznesesh në qendër të Ferizajt për të bashkëbiseduar rreth halleve dhe punës së përditshme që bëjnë.
Kryetari Svarqa gjatë këtyre bisedave ka premtuar një mbështetje konkrete për bizneset e vogla dhe të mesme edhe gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar. Ai u fokusuar në subvencionimin e kamatave të kredive edhe për bizneset ashtu siç po ndodh me bujqit ferizajas, që tashmë janë shndërruar në tregime suksesi në gjithë Kosovën.

“Këto biznese të vogla dhe të mesme janë elemente ekonomike që i duhen komunës së Ferizajt dhe Kosovës, sepse jo vetëm që bëjnë zgjidhje të problemit ekonomik dhe social të themeluesve të tyre, por krijojnë mundësi edhe për hapjen e vende të reja të punës duke u ndihmuar në këtë mënyrë edhe shumë familje. Ne parashohim që për bizneset e vogla dhe të mesme të japim kredi pa kamatë, do të thotë do t’i subvencionojmë kamatat e këtyre bizneseve në mënyrë që t’i japim shpirt edhe më shumë zhvillimit ekonomik të Ferizajt”, tha kryetari Muharrem Svarqa.
Ai ka takuar gjatë ditës edhe qytetarë të shumtë nëpër vende e lokale të ndryshme nga të cilët ka marrë një garancë të fuqishme se do të ketë besimin e tyre më 19 nëntor për të vazhduar udhëheqja e suksesshme e Ferizajt ashtu siç ka nisur para 4 vitesh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img