28,04,2024

Svarqa u premton përkrahje përpunuesve të drurit në Greme

Must Read

Gjatë një vizite që i bëri fabrikës për prodhimin e mobilieve ‘’Profil Star’’ në Greme, kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt Muharrem Svarqa, u zotua se përpunuesit e drurit në këtë fshat janë pjesë e prioriteteve të tij për zhvillim ekonomik të Ferizajt. Ai tha se gjithnjë do të jetë në shërbim të këtyre bizneseve.

“Do t’iu krijojmë mundësi edhe përmes ofrimit të shërbimeve të tjera, përmes hapësira të reja, siç kemi pasur rastin me dhënien e pronave publike, pasi që zgjerimi i kapaciteteve të tyre është detyrë mbi detyrat. Ne në kuadër të planit zhvillimor kemi paraparë që të kemi për këto biznese panaire ndërkombëtare, por edhe panaire me karakter shitjeje se vetëm kështu ne mund ta realizojmë misionin tonë për plasmanin e këtyre prodhimeve ne këto tregje”, tha Svarqa.

Svarqa tha se ndër prioritete, sa i takon industrisë së drurit, është edhe krijimi i një zone të veçantë me një sipërfaqe të madhe.

“Numri më i madh i punëtorëve që janë punësuar vitet e fundit kanë gjetur punë pikërisht në këto lloje të prodhimeve. Besoj se këto kompani private tashmë kanë krijuar parakushte edhe për zgjerim të kapaciteteve, por edh për plasman të prodhimeve, sepse edhe shkollat tona profesionale po tregojnë për vëmendjen e qeverisë komunale për krijimin e kuadrove të reja të favorshme për këta operues. Unë premtoj së në një të ardhme të afërt do të ketë një lidhje edhe më të ngushtë të prodhuesve me shkollat profesionale, në mënyrë që komuna të merr përsipër pagesën e praktikës që do ta kryejnë nxënësit”, tha Svarqa

Gjatë vizitës së tij në këtë firmë prodhuese në Greme, kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt u shoqërua edhe nga Adem Salihaj dhe Milazim Haliti, që vjen nga ky fshat.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img