04,02,2026

Svarqa merr mbeshtetjen e degës së LDK-së në Ferizaj

Must Read

Ferizaj. 13.05.2017. Dega e LDK-së në Ferizaj ka mbajtur takime me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti si dhe me kryesinë e Forumit të Gruas Dega në Ferizaj.

Në këto dy takime të ndara u diskutua për gjendjen e krijuar pas  shkarkimit të Qeverisë dhe  rreth organizimit  të zgjedhjeve nacionale. Me këtë rast u diskutua rreth organizimit të  shtabeve zgjedhore  të degës dhe nëndegëve.

“U diskutua rreth organizimit të zgjedhjeve nacionale dhe krijimit të shtabeve zgjedhor të degës dhe nëndegëve.Kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj, shpreh bindje të plotë , se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal fituese nga ky proces zgjedhor. Edhe Forumi Gruas është i bindur që Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i fitoj zgjedhjet nacionale.Kryetari Sfarqa, mori mbështetje të pafundme nga ana e Forumit të Gruas për zgjedhjet nacionale që do të mbahen në muajin Qershor.” thuhet në një njoftim  të LDK-së, dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img