13,12,2024

Svarqa: Bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Must Read

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka vizituar zyrat e LMT-së së KFOR-it amerikan që janë të vendosura në objektin e komunës, me ç’rast është takuar edhe me gjeneralin e KFOR-it austriak Riener Christian.

Kryetari Svarqa, pati një takim shumë të përzemërt me gjeneralin, me ç’rast e ka njoftuar lidhur edhe me zhvillimet e fundit që po ndodhin në qytetin e Ferizajt, por edhe me çështjen e sigurisë. Ai tutje këtë të fundit e ka njoftuar edhe me projektet e shumta infrastrukturore që po bëhen në qytetin tone.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, në këtë takim ka vlerësuar tejet lart edhe bashkëpunimin që ka me KFOR-in dhe LMT duke theksuar se bashkëpunime të tilla janë shumë të frytshme në të mirë të të gjithë qytetarëve ferizajas.

Edhe gjenerali KFOR-it austriak Riener Christian, ka falënderuar kryetarin Svarqa për këtë takim duke theksuar se bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me komunën e Ferizajt.

U bë e ditur se LMT e KFOR-it amerikan në objektin e komunës së Ferizajt do të jetë në zyrat e tyre gjatë ditës së martë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në orën 13:00, ku mund të presin edhe qytetarë të shumtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img