17,11,2024

Svarqa: 300 vende të reja të punës në katër vitet e ardhshme në kopshtet publike, por edhe në shëndetësi

Must Read

Ferizaj.15. 11.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit të komunës, Faruk Guri, gjatë ditës së mërkurë kanë vizituar kopshtin e fëmijëve “Engjujt” në Ferizaj, me ç’rast u prit nga drejtoresha e këtij kopsht Fatime Nuha Reçica si dhe stafi përcjellës i këtij institucioni parashkollor.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur tejet i kënaqur me kushtet dhe shërbimet që ofrohen në këtë kopsht, ndërsa ka shtuar se ky kopsht është funksionalizuar si rezultat i një marrëveshje të përbashkët me Caritasin e Kosovës me seli në Ferizaj.

“Jam shumë i lumtur me këtë që pash këtu, si dhe me angazhimin e personelit si staf i rëndësishëm edhe edukativ dhe shërbyes në këtë kopsht. Jam shumë i sigurt që në këto praktika që i kemi të bashkëpunimit, janë frytdhënëse sepse këtë bashkëpunim e kanë përkrahur edhe institucionet e Republikës së Kosovës, ministritë përkatëse pran Qeverisë se Republikës së Kosovës, siç kanë qenë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërkaq për stafin shëndetësor ka participuar edhe Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Svarqa.

Ai tutje është shprehur se në bazë të planit zhvillimor komunal që deri në vitin 2025 pritet të ndërtohen edhe 14 kopshte për fëmijë të cilat janë vlerësuar si rezultat edhe i shtimit të popullsisë, por edhe si nevojë permanente që kërkohet për zgjerim të këtyre hapësirave në mënyrë që të kemi gjithnjë e më shumë kushte më të mira për fëmijët tanë.

“Ne do të punojmë që dy kopshtet të cilat janë të përfunduar si objekte, ajo te ish tregu i kafshëve në Talinovc të Jerlive dhe tjetra në Greme të funksionalizohen sa më shpejt që është e mundur, por në të njëjtën kohë do të punojmë që në të ardhmen të realizojmë ndërtimin e kopshteve të reja si domosdoshmëri e kohës në fshatrat rurale me një numër më të madh të banorëve si në Dardani, Bibaj, Fshati i Vjetër, Talinovc të Muhaxherëve, por do të funskionalizojmë edhe ish objektin e shkollës në Lloshkobare, Koshare dhe në Prelez të Muhaxherëve, në mënyrë që ne të krijojmë kushte për stabilizimin e të gjithë atyre punëtoreve që punojnë përmes marrëdhënieve me Caritasin e Kosovës, por edhe angazhimin e një stafi të ri, në këtë drejtim bashkë me stafet të tjera që janë duke punuar si rezultat i këtyre marrëveshjeve edhe në shëndetësi. Ne shpresojmë se do të hapen edhe 300 vende të reja dhe do të ngritët e shkalla e pagesës për stafin shëndetësor e cila do të jetë e barabartë me ata të cilët janë të punësuar dhe që paguhen nga buxheti i Kosovës në mënyrë që mos të ketë ndryshime të pagave në këtë drejtim”, ka potencuar kryetari Svarqa.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shrehur tejet i lutur që ka edhe staf të mjaftueshëm sa i përket edhe funskisonalzimit të kopshteve për fëmijë, por edhe spitalit të Ferizajt, që do të ndërtohet shumë shpejt.

“Unë jam i lumtur që kemi kuadro të nevojshëm dhe të mjaftueshëm për funksionalizmin e këtyre objekteve, por jam shumë i sigurt që edhe fillimi i ndërtimit të spitalit që do të ndodh shumë shpejt, do të hap rrugë për absorbimin e të gjithë atij stafi që punon përmes Caritasit në shëndetësinë ferizajase që automatikisht të barten në buxhetin e konsoliduar të Kosovës si vende të reja të punës, për të cilat do të përftojnë familjet që janë të punësuar aty dhe do të ngritët edhe mirëqenia e familjare e tyre”, tha Svarqa.

E nga ana tjetër, drejtoresha e kopshtit për fëmijë “Engjujt”, Fatime Nuha Reçica, ka falënderuar kryetarin Svarqa, për këtë vizitë duke theksuar se kushtet në këtë kopsht janë të nivelit të kënaqshëm.

U bë e ditur së në kopshtin e fëmijëve “Engjujt” aktualisht janë mbi 250 fëmijë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img