26,11,2025

Suspendohet mësuesi nga Ferizaj, dyshohet për ngacmim seksual

Must Read

Drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj e ka suspenduar nga puna mësimdhënësin M.S. në shkollën fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, i cili ditë më parë dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen A.A., 11-vjeçare. Rasti ka kaluar te organet e drejtësisë.

Mësimdhënësi M.S. me një akuzë të tillë është përballë dy vjet më parë, kur punonte si mësimdhënës në shkollën e fshatit Manastirc, shkruan sot “Koha Ditore”. Procesi gjyqësor e ka nxjerrë të pafajshëm mësimdhënësin, për shkak të mungesës së provave.

Me rekomandim të Drejtorisë për arsim, M.S. është transferuar në shkollën fillore “Ahmet Hoxha”.

Në rastin e fundit ka ndodhur edhe një përleshje fizike në mes të familjarëve të nxënëses dhe mësimdhënësit brenda hapësirave shkollore, për të cilin është hapur një rast i veçantë nga Policia.

Muhamet Halili, drejtor i arsimit në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se tashmë ka marrë vendim dhe e ka suspenduar nga puna këtë mësimdhënës derisa organet e drejtësisë të dalin me një vendim apo raport të saktë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img