29,04,2024

Sulmoi me shufër metalike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka arrestuar një qytetar, i cili dyshohet se ka goditur me shufër metalike një qytetar tjetër pas një mosmarrëveshje në trafik. Sipas policisë, i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa deri të arrestimi i tij ka ardhur pas shikimit të kamerave nëpër qytet.

“Me datën 19.12.2023 rreth orës 21:51 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion, se në rrugën ‘’Nikë Prela’’ në Ferizaj, pas një mosëmarrëveshje, një person ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur. I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policët hetues të stacionit në Ferizaj janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili ishte i njohur për policinë”, thuhet në njoftim.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, policët hetues thuhet se kanë arritur që në ora 23:00 të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas edhe ta arrestojnë atë, me dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore personit tjetër.

“I dyshuari A.F ( M/K) i moshës 42 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img