27,04,2024

Sulmohet mjeku i urgjencës në QKUK

Must Read
QKUK

Sipas njoftimit të QKUK-së, mjeku është sulmuar nga një familjar i një pacienti.

“Rasti menjëherë është proceduar tek Policia e Kosovës e cila në bashkëpunim me organet tjera kompetente po merret me rastin në fjalë. Për këtë rast drejtori i  shërbimit emergjent ka njoftuar edhe drejtorinë e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, duke  shpjeguar se janë duke u grumbulluar të gjitha faktet për këtë rast”.

Stafi i Shërbimit Emergjent në QKUK, kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejt të  zbardhin të vërtetën në lidhje me rastin dhe të ofrohet siguri maksimale në punë në mënyrë që të kryejnë punën e tyre pa presione dhe frikë.

“Ky nuk është rasti i parë i sulmit ndaj mantelbardhëve të  Qendrës Emergjente , meqë  aty  trajtohen pacientë  me sëmundje të rënda, përfshirë rastet e varura nga alkooli, droga, por edhe rastet të tjera të të lënduarve me armë zjarri dhe aksidente të ndryshme, ku fyerjet, presionet dhe sulmet fizike ndaj stafit kanë qenë evidente”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img