01,05,2024

SULM ME BOMBË NË SHTËPINË E MENTOR SHALËS

Must Read

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur prapa shtëpisë së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala sonte rreth orës 22:10 minuta. Shpërthimi ka shqetësuar familjen Shala dhe fqinjët përreth. Mjeti shpërthyes është gjuajtur mbrapa shtëpisë dhe policia është në vendin e ngjarjes, duke kryer hetimet. Ky është sulmi i dytë ndaj RTK-së, pas atij që ndodhi para disa dite në objektin e RTK-së, ku me granatë dore u sulmua objekti.

Sulmin e ka konfirmuar edhe Drejtori i RTK-së Mentor Shala.  Ai ka thënë se shtëpia e tij në Matiçan është sulmuar me një mjet shpërthyes e që supozohet të jetë bombë dore.

Sipas tij shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa bomba është gjuajtur prapa shtëpisë.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, tha Shala..

Ai po ashtu konfirmoi se Policia ka gjetur siguresën e mjetit shpërthyes për të cilin ende nuk ka konfirmim zyrtar se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img