Bujqësia ka numrin më të lartë prej më shumë se 10 mijë aplikimesh, blegtoria mbi 2.700 të tilla, ndërsa sektorë të tjerë janë dorëzimi i prodhimit bujqësor, akuakultura dhe nxitja e investimeve në bujqësi.
Agjencia e Pagesave thotë se, mbështetja për fermerët do të jepet mbi bazën e hartës së specializimit të aktiviteteve bujqësore sipas rajoneve.
Shuma që do të shkojë në formë granti apo për nxitjen e investimeve këtë vit është 1.7 miliardë lekë.
Kontraktimi i nxitjes së investimeve pritet të nise shume shpejte.
.