28,08,2025

Studentja nga Lezha pren damarët shkaku i provimit

Must Read
Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Lezhës dhe bëhet fjalë për një 22-vjeçare e cila ka prerë damarët.

Burimet policore lokale bënë me dije për “Panorama.al” se, Elvisa N., ka prerë damarët e dorës në banesën e saj në lagjen “Skënderbeg”. Ka qenë ora rreth 20.00 e mbrëmjes kur ajo në gjendje depresioni është përpjekur të vetëvritet.

Familjarët kur e kanë kuptuar e dërguan në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë mjekësore. Tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 22-vjeçarja është studente në degën e infermierisë në Shkodër. Materialet për këtë rast u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësime të mëtejshme.

The post Studentja nga Lezha pren damarët shkaku i provimit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img