30,04,2024

Studenti i UP-së zhvillon një pajisje që monitoron parametrat shëndetësor të trupit të njeriut (Video)

Must Read

nRF51822 është një qark tejet i integruar që ndryshe njihet si sistem-në-çip (System-on-a-Chip ), me njësi kompjuterike ARM® Cortex™ M0 të i prodhuar nga Nordic Semiconductor.

Parametrat shëndetësor, të mbledhur përmes sensorëve dhe matjeve indirekte, duke përdorur Bluetooth Low Energy (BLE) protokollin përmes aplikacionit në Android, të instaluar në një telefon të mençur, ruhen përfundimisht në bazën e shënimeve.

Në punimin me shkrim të diplomës, të shkruar edhe në gjuhen angleze, Dreni, iu ka kushtuar rëndësi të veçantë katër kapitujve: (i) marrja e të dhënave – paraqet metodat dhe qarqet për marrjen e të dhënave duke mostruar biosinjalet përkatëse, (ii) procesimi i të dhënave – paraqet algoritmet për procesimin e sinjaleve të marra përmes shtresës për marrjen e të dhënave, (iii) sinkronizimi i të dhënave – paraqet metodat e transportimit të dhënave tek telefoni i mençur pas procesimit të tyre në shtresën për procesimin e të dhënave, dhe (iv) siguria dhe privatësia – paraqet problemet e sigurisë dhe privatësisë që duhet të merren parasysh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img