25,12,2024

Milaim Nuhiu: Struktura më e lartë për përfaqësim të rinisë KVRL dhe Sektori i Rinisë diskriminues për rininë ferizajase

Must Read

Struktura më e lartë institucionale për përfaqësimin e rinisë në nivel lokal ajo e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj nuk po përfaqëson aspak rininë, madje kjo strukturë po degradon dhe po diskriminon atë.

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj të Shtunën më 9 Prill 2016 shpalli zgjedhjet e kësaj strukture e cila që nga Shtatori i vitit të kaluar është me strukturë jo legjitime, kjo strukturë bashkë me Sektorin e Rinisë, pranë Drejtorisë së Sektorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk po përfaqësojnë rininë dhe po tregohen diskriminuese ndaj tyre.

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj dhe Sektori i Rinisë në Ferizaj po diskriminon rininë ferizajase. Kjo strukturë ka thyer ligjin duke pasivizuar dhe mos shpallur zgjedhjet për këtë strukturë për 8 muaj të plotë dhe Sektori i Rinisë nuk kishte ndërmarrë asnjë hap, pavarësisht se disa herë Organizata të ndryshme ishin adresuar tek Sektori i Rinisë pranë DKRS-së dhe kjo e fundit kishte qëndruar gjithmonë indiferente. Gjithashtu është thyer Udhëzimin Administrativ duke thyer kështu Nenin 10  Pika 2.1 dhe Nenin 15 Pikat 1 dhe 2 dhe gjithashtu  duke thyer Ligjin duke mos shpallur zgjedhjet për 8 muaj rresht.

Kryetarja në largim znj. Bonita Salihu ka vendosur kritere të papranueshme dhe të pabazuara për këto zgjedhje, ngase as në Udhëzim Administrim për Përgjegjësit dhe Procedurat e Themelimit të KVRL-ve dhe as në Rregulloren e Brendshme të KVRL-së nuk kërkohen ato kritere, dhe ajo gjithashtu nuk kishte konsultuar Bordin për vendosjen e kritereve. Ndër kriteret e panevojshme janë:

  1. Të jetë e regjistruar 3 muaj para zgjedhjeve
  2. Kopjen e certifikatës së lëshuar nga ATK me numër fiskal
  3. Raportin e aktiviteteve në 6 mujorin e fundit ku të bashkangjitur duhet të ketë edhe dëshmi të këtyre aktiviteteve (psh. Foto),
  4. Listën e Kryesisë aktuale të OJQ-së
  5. Grupet joformale (përveç  Klubit RinOn dhe Këshillit të nxënësve të Ferizajt), nuk kanë të drejtë të votojnë apo të votohen

Kriteri më i papranueshëm është që Kryetarja në largim Bonita Salihu është se ka vendosur se cilat Grupe Joformale mund të marrin pjesë duke përcaktuar vetëm dy,  atë të Grupit Rin’on dhe Këshillit të Nxënësve të Ferizajt, duke përjashtuar padrejtësisht Grupet tjera Joformale.

Në Statutin e KVRL-F-së është thyer pika Neni 4 Anëtarësimi i OJQ-ve dhe Grupeve Joformale, ndërsa në Rregulloren e Brendshme të miratuar në Gusht të vitit 2014  është thyer Neni 4 Pika 4.1 ku precizohet mandati një (1) vjeçar. Andaj, duke parë tërë këto shkelje, këto kritere duhet të largohen, ngase janë të panevojshme dhe të pabazuara në Udhëzimet Administrative, Statutin dhe Rregulloret e KVRL-F-së dhe shpallja e zgjedhjeve me këto kritere të pabazuara janë tendencioze, jo gjithëpërfshirëse, aspak transparente dhe diskriminuese ndaj rinisë. Kjo strukturë rinore duhet t’i përfaqësojë  të gjitha organizatat rinore dhe grupet joformale dhe jo sipas vendimeve vetanake të pabazuara, dhe duke pasur parasysh që vet KVRL-F-ja dhe organizatat që janë pjesë e strukturës në largim nuk i kanë të plotësuara këto kritere dhe po jashtë këtyre kritereve kanë qenë pjesë e kësaj strukturë për 20 muaj të tërë.

Me respekt,

Milaim Nuhiu

Kryetar i Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img