17,05,2024

Strugë, fermë për rritjen e qenve në oborrin e shkollës (VIDEO)

Must Read

“Është denoncuar kjo deri te të gjitha departamentet e komunës dhe më tej. Problemi zvarritet, ndërsa zgjidhje nuk ka. Kjo reflektohet në mësim për shkak se ka qen endacak që vijnë pas tyre deri këtu. E di se me anë të këshillit të prindërve dhe bordit të shkollës është miratuar vendim, por diku nëpër institucione kjo çështje ka ngecur”, tha Toni Saveski, Drejtor i ShF “Josip Broz Tito”.

Nxënësit thonë se në oborr kundërmon erë e keqe dhe se kanë frikë.

“Kam pak frikë, sepse disa ditë më parë isha te fusha e sportit, disa qen erdhën dhe na u lëshuan njëri na ndoqi pas dhe u desh të fshihemi në një oborr”.

“Unë mendoj se ky nuk është vendi i duhur për qentë”.

Personi i cili përkujdeset për shtatë qentë e tij, thotë se nuk janë të rrezikshëm. Ai pretendon se oborri i Shkollës është pronë e tij. Një pjesë ku janë vendosur qentë i është kthyer, ndërsa për pjesën tjetër është ankuar në gjykatën e Strasburgut.

Nga komuna e Strugës thonë se disa herë në vitet e fundit kanë kërkuar që me ndihmën e policisë ose me ndihmën e inspektoratit komunal dhe shtetëror ti largojnë qentë. Por asnjëri nga autoritetet kompetente nuk ka ndërmarrë masa./Alsat-m

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img