05,07,2025

Stoltenberg: Janë mbledhur firmat për Qeverinë e Maqedonisë

Must Read

Në deklaratën e tij Stoltenberg thotë se pas tentimit të parë të pasuksesshëm për krijimin e Qeverisë, në pajtim me kërkesat e presidentit, janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme të deputetëve.

“Pres që autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e radhës në procesin demokratik dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga deklaratat dhe të marrin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg thekson se Aleanca veriatlantike mbetet e përkushtuar në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në pajtim me vendimin e marrë në samitin e Bukureshtit si dhe deklaratat e bëra në samitet e tjera të Aleancës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img