22,12,2024

STIL-i, fjalë e pastër puro shqip

Must Read

Për fjalën “stil” janë dhënë shumë komente “definicione” nga shkrimtar, artist, publicist, filozofë te cilët nga këndvështrimi i tyre kanë dhënë kuptimin e fjalës STIL-i

Kurse unë iu kam referuar librit të HISTORIS SË ARTIT nga H.W. JOHANSON, Libri është në gjuhën serbokroate (Istoria umetnosti H W JOHANSONA} autori është profesor i historisë së artit në NEW YORK

Autori në kapitullin {stari egipat} EGJIPTI I VJETËR , flet për gjenezën e fjalës stil. JOHANSON në ineterpretimin e tij thot së fjala stil e ka gjenezen në EGJIPT, nga një shpikje që ka ndodhur atëherë supozohet para erës sonë, ecila është përdorur nga romakët e vjetër , e të cilën shpikje këta të fundit e kanë quajtur “STILOS” {ORUGJA ZA PISANJE}, që në shqip e ka kuptimin si paisja mjeti për shkrim.

Mjeti për shkrim “STILOS”, në fokus të parë kishte formën, trajtën e shkronjave pastaj rreshtin e krejt në funde përzgjedhjen e fjalisë .

Autori i Fjalës i jep kuptimin “ E MËNYRËS SË CAKTUAR TË BËRIT TË GJËRAVE”

Supozohet se Romakët e vjetër si gjuhë të përditëshme kanë folur gjuhën Shqipe ndërsa Gjuhën Latine e kanë pasur Gjuhë ADMINISTRATIVE.

Duke u bazuar në studimet e disa historianëve dhe Etimiologëve të gjuhës Shqipe gjithnjë e më shumë del në pah, se gjuha shqipe është trungu, nëna e gjuhëve INDOEVROPIANE.

Gjuha Shqipe është gjuhë që “ SHQEPET” dhe nëse nisim dhe “SHQEPIM” Fjalën e “QEPUR” (stilos} na del një pyetësor {SI} pasi {s} i shtojmë një {I} që me kohë është zhdukur, është thjeshtuar nga fjala {Pastaj} na del një përemër vetor {TI}  dhe fjala {loz} këtu {S} zëvendësohet me {Z} dhe bëhet { LOZ }.

Kur këto i bëjmë bashk del një fjali  SI- TI – LOZ.

Mbrenda kësajë fjalie na del një argument, kuptimi i fjalës STIL (MËNYRË E CAKTUAR VEPRIMI)

Në fillimet e veta fjala STILOS ka qenë një fjali më e gjerë, marrim shembull nëse atëherë është shtruar pyetja si funksionon ky mjet shkrimi (stilos)

Përgjegjja do të ishte ashtu “SI TI LOZ “  ose mënyra Si ti loz

Fjala {LOZ} ka kuptimin e fjalës veprim , që në fakt përdoret edhe sot psh, hajde loz- vepro,

Atëherë me shumë bindje argumentohet se në fjalën { STILOS} , gjejmë kuptimin e plot të STILIT.

Kështu që dhe fjalia { si-ti-loz} na jep kuptimin e fjalës “definicionin”  e fjalës STIL para 2000 vjetësh , sikurse ne e kuptojmë sot me trendet tona  “si mënyrë e caktuar veprimi”

{SI-TI – LOZ} Stilos mënyra idividuale e veprimit , “në njejës” do të thot se çdo individ ka mënyrën e vet të veprimit mënyrën e caktuar. Pra me të gjitha këto argumente them se fjala STIL është fjalë puro e pastër Shqipe .

Xhevdet Ismaili

Hulumtues i pavarur

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img