28,04,2024

Statistikë negative: Ka kaluar më shumë se gjysmëshekulli qëkur Arsenali nuk ka luajtur kaq keq

Must Read

ArseneWenger-1-780x439

Shpresat e Arsenalit për titull janë venitur pas barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace në Emirates.

Alexis Sanchez shënoi në pjesën e para dhe pritej që Topçinjtë të arkëtonin tri pikë, mirëpo një gol i vonshëm nga Yannick Bolasie, bëri që ekipi i Arsene Wenger tashmë të mendojë vetëm për Ligën e Kampionëve.

Dhe derisa ishte një fundjavë frustruese për sezonin e Arsenalit, klubi shënoi një tjetër statistikë negative, kësaj radhe për derbit londinezë.

Topçinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje ndaj rivalëve lokalë këtë sezon, triumfi 2-1 kundër Crystal Palace në Selhurst Park në muajin gusht.

Rezultatet e Arsenalit në derbit lokalë gjatë sezonit 2015/2016:
Arsenal 0-2 West Ham
Crystal Palace 1-2 Arsenal
Chelsea 2-0 Arsenal
Arsenal 1-1 Tottenham
Arsenal 0-1 Chelsea
Tottenham 2-2 Arsenal
West Ham 3-3 Arsenal
Arsenal 1-1 Crystal Palace

Tetë ndeshje: një fitore, katër barazime, tri humbje – shtatë pikë.

Sipas statistikave, këto janë rezultatet më të këqija në derbit lokalë për Arsenalin që nga sezoni 1963/1964.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img