22,12,2024

‘Spineri’, lodra që po e përdorin të gjithë: Këto janë efektet e saj tek fëmijët

Must Read

Një pajisje e quajtur ‘spiner’ është bërë hit nëpër botë, me fëmijët dhe adoleshentët të cilët po e përdorin me të madhe këto ditë edhe në Kosovë.

Prej 17 majit, kjo pajisje ishte në mesin e 10 gjërave më të shitura në Amazon nëpër botë.

Fëmijët dhe prindërit po e blejnë këtë pajisje për të luajtur me të, por disa mësues janë duke e ndaluar atë nëpër shkolla, transmeton Gazeta Express.

Njerëz të ndryshëm po raportojnë se kjo ‘lodër’ po i ndihmon ata të qëndrojnë të fokusuar kur po kryejnë punë të ndryshme.

Dhe tani ekspertët kanë treguar për efektin e kësaj pajisje tek njerëzit. Në një studim preliminar, gjashtëvjeçarët që e përdorën këtë lodër raportuan ‘sjellje të mirë, vëmendje, aftësi shkrimi dhe përmirësim të bashkëveprimit’.

Kështu, praktikisht kjo lodër mund t’iu ndihmojë fëmijëve. Për ta përdorur një ‘rrotullues gishti’, një person mban qendrën e spinerit me gishtin e madh dhe gishtin tregues dhe më pas përdorë dorën tjetër për të rrotulluar spinerin.

Sapo të fillojë të rrotullohet, magneti në qendër të spinerit bën që pajisja të rrotullohet për disa sekonda pa pushim. Sipas Universitetit të Missouri në SHBA, kjo lodër mund të reduktojë në mënyrë drastike rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ka ende hulumtime për t’u bërë, por shumica e njerëzve që po e përdorin atë po raportojnë se kjo lodër po i bën të ndjehen të relaksuar.

Ky artikull u publikua në ‘The Conversation’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img