28,04,2024

Sot pritet një promovim madhështorë

Must Read

Një mërgimtare Ferizajase ka shkruar librin e parë shqiptar me tregime nga futbolli.
Titulli i librit është “Legjendat e futbollit,vëllezërit Xhaka-Ambasadorët”
Autorja që jeton në Zürich Hava Kurti Krasniqi nëpërmes figurave legjendare të futbollit ndërkombëtar Taulant e Granit Xhaka ka përshkruar vlerat e futbollit që nuk është vetëm një lojë por një mësim për jetën.
Në promovimin e parë në Bazel ishin të pranishëm edhe Familja Xhaka.
një mërgimtar nga Kosova, Bajram Sopi para të pranishmëve u shpreh: “Dikur vinim vetëm burra në mërgim,dhe kur njëri prej nesh e merrte gruan,ne shpresonim se do të na ftonte për ndonjë drekë me ushqim tradicional por kjo ndodhte rrallë,e tani gratë tona na shkruajnë edhe për futboll”

Promovimi në Basel u shoqërua me valle e muzikë nga ansambli “Shota”si dhe këngë me kitarë nga artisti Leard Demiri .
Një analizë e veprës e shkruar nga analisti i futbollit Fetah Veliu u lexua nga shkencëtarja Fatlume Sadiku.
Programi u udhëhoq nga Drita Ibrahimi Shabani anëtare e kryesisë pranë shoqatës “Parandalo” në Zvicër.
Promovimi i radhës është në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani ” në Amfiteatrin e madh, me datën 17 prill ora 15.

Pritet që në promovim të ketë mysafirë nga Zvicra si dhe personalitet të njohura vendore.

Të ftuar janë të gjithë dashamirët e librit si dhe ata të sportit.

Mirë se vini !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img