19,12,2025

Sot priten konstruksionet si do të ndërtohet Ushtria e Kosovës

Must Read

Nisma e kreut të Komisionit për FSK-në, Daut Haradinaj, mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë.

Në takimin e djeshëm, Haradinaj potencoi se institucionet e kanë për obligim që FSK-në ta bëjnë ushtri.

Ndërsa partitë në pushtet kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet që kjo çështje të shtrohet në debat publik për faktin se duhet shqyrtuar edhe njëherë rrugët kushtetuese.

Por Nisma për Kosovën pak beson se debati i nesërm mund të jetë në favor të FSK-së, derisa fajtor për dështimin e krijimit të ushtrisë e sheh PDK-në.

Komisioni për siguri i ka bërë ftesë shefit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që në seancën e ardhshme të komisionit të raportojë për praninë e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës, për çfarë raportuan mediat serbe. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img